India është duke e arritur majat e përdorimit të internetit, dhe është duke u bërë zyrtarisht vendi i dytë në botë për lidhjen e saj në internet. Dhe natyrisht se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Mark Zuckerberg.
Instagram, platforma super e famshme për shpërndarjen e fotografive në internet që në vitin 2012 ishte blerë nga Facebook për rreth 1 miliard dollarë, e dyfishoi bazën e saj të përdoruesve aktivë mujor në Indi gjatë periudhës midis këtij shtatori dhe atij të kaluarit, transmeton Telegrafi.


