Vetëm për të sfiduar vetën, këta persona heqin litarin dhe lëshohen nga 30 metra lartësi.
Kemi parë hedhje nga lartësia në ujë, por jo të tilla me njerëz që hedhen në rrjetë.
Në këtë pirg që gjendet në Tivoli Friheden të Danimarkës, mund të përjetoni adrenalinën e hedhjes që është shumë e frikshme dhe e këndshme në të njëjtën kohë.
Me sigurinë më të lartë, ata fillimisht lidhen me litar e pasi tërhiqen në mes, lëshohen nga kapësja e metaltë.
Sipas atyre që e kanë provuar këtë hedhje, është thënë se kjo është një ndër dhjetë eksperiencat më të frikshme./Telegrafi/



