Daviet: Kosova dhe kosovarët pranë popullit francez, përjetë mirënjohës

PUBLIKUAR

Ambasadorja franceze në Kosovë, Maryse Daviet, është shprehur mirënjohëse ndaj autoriteteve kosovare dhe popullit të Kosovës, për solidaritetin dhe dhembjen e treguar pas sulmeve të djeshme terroriste në Paris ku humbën jetën mbi 150 persona.

“Jam duke lexuar të gjitha deklarimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Ajo çfarë mund të them unë në autoritetin tim, është se e gjith Kosova dhe gjithë kosovarët po qëndrojnë prapa Francës dhe francezëve në këto momente të vështira. Për këtë u jam përjetë mirënjohëse”, tha ambasadorja Daviet për RTV Dukgjini. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...