LG e ka zbuluar një variant të ri të telefonit të saj LG G4 në ngjyrë të artë, të cilin e ka prezantuar në tregun jugkorean.
Kompania jugkoreane shpreson që me këtë version të ri të telefonit t’i tërheqë femrat dhe të rinjtë.
Në spektrin e ri të ngjyrave tashmë është shtuar edhe White Gold Edition G4, që është i njëjtë sikurse G4, të cilin e ka lansuar më herët gjatë vitit.
Modeli i telefonit sjell ekranin me 5.5” në QHD, 3GB RAM, dhe Snapdragon 808 SoC. (Telegrafi)


