Acer fillon shitjen e tabletit Predator 8 për video-lojëra

PUBLIKUAR

Siç edhe kishte premtuar në fillim të këtij viti, Acer tani është duke marrë para-porosi për tabletin e saj të ri – Predator 8 në Android, i cili iu kushtohet lojërave.

Çmimi për tabletin e bazuar në procesorin e Intel dhe ekranin me 8” është 299,99 dollarë.

Fillimisht është raportuar se Acer Predator 8 do të prezantohet zyrtarisht në treg më 6. Megjithatë, duket se kjo datë lansimi tashmë është shtyrë deri në 13 nëntor, por para-porositë për të mund të bëhen në faqen zyrtare të Acer dhe tek disa rrjete tjera distribuimi.

Tableti bazohet në Android 5.0 Lollipop me rezolucion prej 1920×1200 pikselëve, ndërsa ofron edhe procesorin Intel Atom Z8700 në 1.6GHz, bashkë me 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...