Rregullohen hapësirat publike në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përgjatë ditës së sotme ka vizituar punimet në rregullimin e hapësirave publike në qytetin e Lipjanit, përkatësisht në rrugën me katër korsi “Lidhja e Prizerenit”, dhe “Komandant Kumanova”, ku së fundi ka filluar mbjellja e 250 drunjëve dekorativ të quajtur Platanus Acerofoglia, si dhe rregullimi i vendëkalimeve për përsona të hendikepuar. Ky projekt ka filluar të implementohet ditë më parë nga Komuna e Lipjanit në bashkëfinancim me DEMOS-in.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti, ka thënë se me realizimin e këtij projekti parashihet të bëhet edhe vendosja e shportave për mbeturina, vendosja e ulësve (pushimore), si dhe mbrojtëse të hapësirave publike. Qëllimi këtij projekti është krijimi i hapësirave gjelbëruese, rekreative, të cilat mund të shfrytëzohen prej qytetarëve dhe banorëve të lagjeve, ka thënë ndër të tjera kreu i Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...