Rrugës për në Amerikë, kryeministri Hoti niset me një urim për shtetin fqinj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka uruar Maqedoninë Veriore për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Pak orë pasi ka marrë rrugën për në SHBA, Hoti ka ndarë mesazhin e parë në ditën e sotme për Maqedoninë Veriore duke thënë se mezi pret që të punojë me Qeverinë e re.

 

 

“Me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, kam kënaqësinë t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta kryeministrit Zoran Zaev, kabinetit të tij qeveritar dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Jam i bindur se marrëdhëniet tona bilaterale do të vazhdojnë të forcohen, në bazë të marrëdhënieve historikisht të afërta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe dy popujve tanë.

Qeveria e Kosovës, dhe unë personalisht, mezi presim që të punojmë me Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Ne jemi të vendosur të përqendrohemi sidomos në rritjen e bashkëpunimit tonë bilateral ekonomik që duhet të përputhet me marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike ndërmjet të dy vendeve tona” shkruan Hoti në Facebook

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...