Ndryshon moti, ja çfarë temperatura na presin nga e marta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në pesë ditët e ardhshme do të ketë ndryshim të temperaturave.

Siç njofton IHMK, Nga dita e marte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja të cilat do të kushtëzojnë mot relativisht të freskët, me vranësira të mesme të cilat do të mundësojnë reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-35 gradë Celsius

Njoftimi i plotë:

Dita e fundit e muajit gusht do të vijoj me kushte të ngjashme meteorologjike. Diell dhe vlera të larta të temperaturave maksimale do shënohen ditën e hëne. Nga dita e marte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja të cilat do të kushtëzojnë mot relativisht të freskët, me vranësira të mesme të cilat do të mundësojnë reshje lokale shiu. Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por dita do të jetë relativisht e freskët.

Nga dita e enjte sërish parashihen reshje. Për shkak të luhatjeve të parametrave bazik, reshjet do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-35 gradë Celsius. Vlerat e temperaturave 35 gradë parashihen vetëm ditën e hënë, kurse ditët tjera të javës konsiderohen si të freskëta për shkak të prezencës së masave të ajrit nga verilindja e kontinentit. Do të fryjë erë nga jugperëndimi, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia e erës mund të arrij maksimumin deri 12 m/s

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...