Kloni i iPhone 6s shitet për 35 dollarë

PUBLIKUAR

Me siguri se ekipi i dizajnerëve në Apple nuk do të gëzohen aspak kur ta kuptojnë se modeli revolucionar i telefonit që ata kanë krijuar tani e ka një kopje.

Ky model i klonuar i iPhone 6s është eksporti më i ri nga Kina dhe nga jashtë duket tepër identik me modelin e fundit të telefonit nga Apple.

Megjithatë, është një dallim i madh këtyre dy pajisjeve, dhe përpos karakteristikave që nuk janë të njëjta edhe kostoja e tyre është tërësisht e ndryshme.

Ndërsa telefoni i ri i Apple shitet për 649 dollarë si model fillestar, versioni kinez i iPhone 6s shitet për rreth 35 dollarë.

Por duhet të dihet se nëse vendosni ta bleni versionin kinez të iPhone 6s, ju do të merrni vetëm 4GB memorie të brendshme, procesor shumë të ngadalshëm dhe rezolucion të varfër.

Dhe gjithsesi se ju nuk do të keni as 3D Touch, iOS 9 dhe shumë specifika tjera që i ofron my model i telefonit. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...