Thaçi, largimin e Opozitës nga salla e quan nihilist

PUBLIKUAR

Menjëherë pas ratifikimit të Marrëveshjes për MSA-në, ka ardhur edhe reagimi i zv.kryeministrit, Hashim Thaçi.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka vlerësuar se kjo ngjarje shënon një sukses të shumëpritur për Kosovën në përmbushjen e aspiratave për integrime evropiane.

Megjithatë ai ka shprehur keqardhje për largimin e deputetëve të Opozitës nga salla e Kuvendit, duke e quajtur si “veprim nihilist”.

Ja postimi i plotë:

Urime të gjithëve për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të parës marrëveshje kontraktuale mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo ngjarje e gëzuar shënon një sukses të shumëpritur për Kosovën në përmbushjen e aspiratave të popullit tonë për integrim në Bashkimin Evropian.

Shpreh keqardhjen për largimin e partive të opozitës nga salla gjatë procesit të votimit por gjithsesi jam i bindur se ky veprim nihilist nuk e zbeh aspak rëndësinë e kësaj arritje historike të vendit tonë në politikën e jashtme. HTH /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...