Punën e profesorit të gjuhës frënge në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, profesorit Naim Bunjaku ia ndërpreu njoftimi se nuk ka rrogë për të.
Ai dha mësim vetëm tri ditë dhe më pas u largua, njofton Klan Kosova.
Por drejtori i gjimnazit “Frang Bardhi “, Ismet Ferizi thotë se Bunjaku punoi vetëm një ditë, por pasi që i është kumtuar lajmi se nuk ka mundësi pagese, nuk doli më në pune e as nuk u lajmërua, kështu që u bë zëvendësimi.
E drejtori i Arsimit në komunën e Mitrovicës, Pajazit Hajzeri thotë se kjo ka ndodhur kur ai nuk ishte drejtor, por me urdhrin e inspektoratit të punës, kandidatët janë ftuar edhe njëherë në intervistë, veçse Bunjaku nuk është lajmëruar.
Kronikë nga Rilind Matoshi.


