Janë ca gjëra që çiftet, pa marrë parasysh se sa kohë jetojnë bashkë, nuk ia pranojnë njëri-tjetrit.
Është mirë të përpiqeni që çdo ditë të bini në dashuri e të ëndërroni si fëmijë, edhe nëse jeni 70 vjeçarë. Telegrafi ju sjellë disa “kundërshti” që janë përmbledhur nga studiues të ndryshëm.
1. Pastrimi dhe hekurosja e rrobave për dy persona është katastrofë.
2. Jeni përlarë një herë madje edhe për copën e fundit të picës!
3. Nuk e kaloni çdo natë të përqafuar e as duke u ledhatuar para gjumit.
4. Ndonjëherë ia lëshoni gazrat njëri-tjetrit
5. E dini se kush kur shkon në WC.
6. Disa herë keni thënë: Ke mundur të bësh dush!
7. Kështu është pjesa më e madhe e bisedave tona.
8. Nuk mund të mbani mend kur e keni përvjetorin e saktë.
9. Gjithçka në banesën tuaj ka një pseudonim, e për çdo pjesë të mobileve keni një histori.
10. Nuk e dini historinë prapa disa shakave.
11. Koha e kaluar në vetmi është me rëndësi aq sa koha e kaluar bashkë.
12. Mbani rroba të lehta në shtëpi, e jo në mënyrë seksi.
13. Putheni më pak se që të tjerët mendojnë.
14. Biseda gjatë rreth seksit, e sidomos pas, janë pothuajse inekzistente.
15. Ende krijohet frika kur dikush thotë se “është koha që tamam të martoheni”.
16. Ndonjëherë është e vështirë për tu hapur njëri me tjetrin, dhe ndonëse ka shumë kohë që jeni bashkë kjo asgjë nuk ndryshon në shfaqjen e ndjenjave.
17. Jeni xheloz në aktorë të njohur apo këngëtarë, e sidomos ata me të cilët mund të tradhtoni.
18. Ka kaluar shumë kohë qëkur keni marrë porosinë se “tërë ditën mendojnë në ty e mezi pres të të puth”. /Telegrafi/



