Mustafa përkujton Heroin e Kosovës, Zahir Pajaziti

PUBLIKUAR

Në 53-vjetorin e lindjes, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar komandantin e shquar të UÇK-së, Heroin e Kosovës, Zahir Pajaziti,

Me këtë rast, sipas komunikatës së kabinetit të tij, Mustafa ka theksuar se Pajaziti me jetën dhe veprën e tij epike, gjatë luftës për çlirimin e Atdheut, u bë ikonë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Zahir Pajaziti ishte ndër themeluesit dhe udhëheqësit kryesor të UÇK-së, i cili për asnjë moment nuk e ndali luftën e paepur për çlirimin e atdheut dhe arritjen pavarësisë së Kosovës. Jeta e tij e shkurtër në vite, është një trashëgimi e madhe për historinë më të re të vendit tonë, një ndër figurat qendrore të së cilës, është Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti”, ka thënë Mustafa.

Duke iu referuar idealeve të Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kryeministri ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhim maksimal për realizimin e synime ve të tyre “për ndërtimin e Kosovës shtet të zhvilluar, të integruar në strukturat euroatlantike dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe partnerët tjerë perëndimorë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...