Vit i humbur për Kuvendin

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës për dhjetë muaj nuk ka arritur të miratojë më shumë se 29 ligje, ndërsa sipas planit legjislativ deri në fund të vitit parashihet të miratohen rreth 100.

Pengesë të madhe në miratimin e ligjeve ka shkaktuar bllokimi i punës së Kuvendit nga ana e subjekteve opozitare.

Ndërkohë analistët politikë vlerësojnë se bllokimi i punës së Kuvendit do të ketë pasoja në disa aspekte për Kosovën, duke filluar nga ngecja në planin legjislativ, pastaj në tërheqjen e investitorëve e deri të procesi i liberalizimit të vizave dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës.

Ata thonë se bllokimi i Kuvendit po dëshmon se klasa politike në Kosovë është e brishtë dhe e papërvojë, pasi politikanët po krijojnë kriza, ndërsa nuk po arrijnë të dalin nga to… /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...