Haziri i përgjigjet Ramushit: Të ndalet gjuha degraduese

PUBLIKUAR

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se gjuha dhe sjelljet degraduese ndaj njëri-tjetrit dhe institucioneve duhet të ndalen sepse situata aktuale do të ketë zgjidhje politike.

Ai ka thënë se duhet të ruhen institucionet e Kosovës për shkak të sakrificës së gjithë qytetarëve për t’i ndërtuar ato.

“Përgjigja ime është që të sillemi përgjegjshëm karshi institucioneve dhe t’i ruajmë ato institucione që i kemi ndërtuar. Ftesa ime është që të kemi kujdes dhe të ruajmë njëri-tjetrin sepse situata domosdo do të ketë zgjidhje”, ka thënë Haziri, për Gazetën Express.

“Gjuha degraduese mbetet vetëm gjurmë e keqe në këtë situatë”, ka shtuar ai.

Kjo përgjigje e Hazirit vjen pas deklaratave të Ramush Haradinajt, i cili i referohet Kryeministrit të Kosovës si “Isë qeni” derisa sigurimin e Kuvendit të Kosovës e fyeu me fjalën “budalla”.

Pavarësisht kësaj, Lutfi Haziri thotë se kjo gjuhet s’duhet t’i përket skenës politike të Kosovës.

“Ftesa ime është që të ndalet kjo gjuhë degraduese dhe sjelljet degraduese karshi jetës institucionale dhe institucioneve që janë ndërtuar me sakrificë e me gjak”, ka thënë ai. www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...