Hiqet “Sheshi UÇK” në veri

PUBLIKUAR

Banorët shqiptarë të fshatit Suhodoll në veri të Mitrovicës, me kërkesë të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, e kanë larguar nga rruga “Sheshin UÇK” në hyrje të këtij fshati, me qëllim të relaksimit të raporteve ndëretnike dhe të krijimit të kushteve normale për qarkullim të automjeteve.

Largimi i këtij sheshi ishte vendosur nga shqiptarët e kësaj pjese, si kundërpërgjigje ndaj barrikadës mbi urën kryesore të Ibrit nga ana e serbëve,.

Bahtiri me këtë rast tha se duke falënderuar banorët e Suhadollit dhe udhëheqësinë e tyre, është marrë vendimi për ta larguar këtë pengesë që “të dërgojmë mesazh tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, se nuk na duhen pengesa dhe barrikada, por zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët”

Bahtiri po ashtu theksoi se pasi të kthehet nga një udhëtim zyrtarë jashtë vendit, bashkë me qytetarët e Lagjes së Boshnjakëve, do ta largojnë edhe sheshin tjetër që është vendosur në qendër të lagjes së Boshnjakëve. /Klan Kosova/

 

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...