Mirosoft me ndërfaqe unike edhe në Android

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...
Microsoft sot e ka lëshuar ndërfaqen e saj zyrtare për sistemin operativ rival – Android, dhe softuerin e saj e ka quajtur Arrow.

Ngjashëm sikurse ndërfaqet tjera, edhe Arrow synon ta bëjë telefonin tuaj dhe përvojën që ju e merrni me të më të mirë, dhe me pamje të re dhe të personalizuar.

Në fakt, Arrow ju jep qasje të shpejtë në aplikacionet që ju i përdorni më shpesh, si dhe ua mundëson dërgimin më të shpejtë të mesazheve tek miqtë tuaj.

Mbase aspekti më i rëndësishëm i Arrow është opsioni për mbajtjen e shënimeve, një karakteristikë e mirë për krijimin e listave dhe gjërave që ju duhen.

Arrow gjithashtu i përcjell detyrat e përdoruesit, si dhe ju lejon t’i ktheheni punës apo argëtimit me një klikim të vetëm.

Arrow tashmë është në dispozicion në Play Store, dhe me sa duket ka zgjuar interesimin e përdoruesve. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...