yan Heydari ka humbur 40 për qind të gjakut, pasi rrethprerja në organin e tij gjenital, nuk ka shkuar si duhet.
Prindërit nga Ontario e Kanadasë, e kanë akuzuar mjekun që kreu intervenimin, se gaboi apo anashkaloi ndonjë procedurë, sepse fëmijës nuk i ndaloi rrjedha e gjakut, transmeton Telegrafi.
Mjeku që mbetet i paemëruar, ka licencë dhe se ka kryer syneti edhe më herët.
Nuk dihet se çfarë nuk ka shkuar në rregull, që foshnja mbeti pa gjak, që si pasojë e gjeti vdekjen.
Fëmija i është nënshtruar obduksionit, për të mësuar shkaktarët e vërtetë të vdekjes. /Telegrafi/


