Iniciativa e Limajt nuk po gjen përkrahje (Video)

PUBLIKUAR

Oferta e Kryetarit të Nismës për Kosovën Fatmir Limajt, që grupet parlamentare të partive politike, të bëjnë një marrëveshje politike për ta miratuar në Kuvend Ligjin për mbajtjen e referendumit, nuk po gjen përkrahje në mesin e partive të koalicionit qeverisës.

Tribuna Channel ka provuar të marrë qëndrimet e kryetarëve të grupeve parlamentare të koalicionit, por kontakti me ta ishte i pamundur.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se nuk dëshiron të flas për këtë çështje.

Ndërsa, Besnik Berisha, Këshilltar i Jashtëm për Çështje të Drejtësisë në Kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa, nëpërmjet telefonit i ka thënë Tribuna Channel se deputetët e Kuvendit të Kosovës sipas Kushtetutës, kanë të drejtë për të marrë iniciativë për të hartuar dhe plotësuar ligje, por edhe për të plotësuar Kushtetutën e të tjera nisma.

“Ne e inkurajojmë opozitën që nismat të cilat i përflasin në konferenca të ndryshme, t’i bartin tek Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancat plenare të këtij Kuvendi dhe t’i përfillin procedurat e parapara me rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Berisha.

 

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...