As qeveria tjetër s’mund t’i tërheqë nënshkrimet

PUBLIKUAR

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku ka vlerësuar se është dashur të pezullohet mbajtja e seancës së fundit të Kuvendit.

Sipas tij, prania e sigurimit dhe policisë, si dhe gjuajtja e gazit lotsjellës e shisheve me ujë, kanë qenë pamje të tmerrshme, të cilat askush nuk i ka paramenduar.

Maloku ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se nënshkrimet e dy marrëveshjeve nuk mund të tërhiqen.

“Edhe po të vijë qeveria tjetër nuk mund t’i tërheqë këto nënshkrime”, është shprehur Maloku.

Kurse, sa i përket marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ai thotë se opozita është ngutur.

“Fillimisht është dashur kjo marrëveshje të shkojë në Kuvend. Jam i bindur se edhe deputetët e pozitës nuk do ta votonin”, është shprehur Maloku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...