Opozita kërkon “kokën” e Kadri Veselit

PUBLIKUAR

Tri partitë opozitare në vend të bashkuara në një front antiqeveritar, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kanë ritheksuar qëndrimin e tyre kundër mbajtjes së seancave plenare, ndërsa kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Ata thanë se nuk do të ndalen me veprimet e tyre për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe se do të përdorin edhe veprime tjera të nevojshme për të mos lejuar zbatimin e atyre marrëveshjeve.

Madje, opozitarët krahasuan deputetët e pozitës, respektivisht Kadri Veselin, me Aleksandër Jabllanoviqin. Këtij të fundit edhe ia kërkuan dorëheqjen nga pozita e kryeparlamentarit.

Thanë se nuk do të ketë normalizim në seancën e Kuvendit gjersa të tërhiqet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin.

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, tha se kanë argumente të qëndrueshme që projekti i “Zajednices” të krijojë një etnitet territorial brenda Kosovës, është projekt i Serbisë.

Ai tha se pushteti me futjen e Policisë në Kuvend po e dërgon vendin drejt një faze të re politike, ku vetëm forca vlen.

Për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, Konjufca tha se e gjithë koha sa ai ishte tolerant nga pozita e kryeparlamentarit ka qenë veç një aktrim i tij, që ka marrë fund ditën e premte me fjalët e tij drejtuar deputetes, Albulenë Haxhiu. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...