KUR”Prishtina” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e tetë komunave: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtimje, Lipjan , Graçanicë, Drenas dhe Obiliq, se duke filluar nga muaji nëntor 2015, do të fillojë me pranimin dhe menaxhimin e kërkesave (të secilit konsumatorë veq e veq) dhe zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve.
KUR”Prishtina” i ka identifikuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit që kanë borxhe të pashlyera ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit e të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008.
Nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, ashtu siç e përcakton Ligji, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave të lartëcekura, ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike).
Pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, mund të bëhen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, deri më 2 shtator 2016.
Konsumatorë të nderuar,
Ju që do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje me KUR”Prishtina”sh.a. për riprogramim borxhi dhe nuk i përmbaheni në përpikmëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.
Ligji për Faljen e Borxheve publike, ka paraparë faljen e borxheve publike ndaj KUR”Prishtina”sh.a. bashkë me përcaktimin e kritereve dhe procedurave për faljen e këtyre borxheve, që si personat fizik poashtu edhe ata juridik kanë deri më 31 dhjetor 2008.
KUR”Prishtina”sh.a. sot publikon në web faqen e saj www.kur-prishtina.com, listat e të gjithë konsumatorëve në gjithsej 8 komuna, ata që do të jenë përfitues të faljes së borxheve për ujësjellës dhe kanalizim deri më 31 dhjetor 2008.
Për shkak të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Konsumatorit, listat janë të përpiluara me kodin e faturës së secilit konsumator veq e veq, dhe shuma e borxhit që do t’i falet.
Ftojmë të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit (përfituesit e faljes së borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit), se duke filluar nga muaji nëntor 2015, të vijnë me kërkesat e tyre në KUR”Prishtina” sh.a.
-Konsumatorët e Komunës së Prishtinës duhet t’i drejtohen Zyrës për Konsumatorë pranë drejtorisë së KUR”Prishtina”sh.a.në Prishtinë,
-Konsumatorët e Komunës së Fushë Kosovës duhet t’i drejtohen Njësisë Operative të Ujësjellësit/Fushë Kosovë,
-Konsumatorët e Komunës së Podujevës-Njësisë Operative të Ujësjellësit/Podujevë,
-Konsumatorët e Komunës së Lipjanit – Njësisë Operative të Ujësjellësit/ Lipjan,
-Konsumatorët e Komunës së Shtimjes – Njësisë Operative të Ujësjellësit/ Shtimje,
-Konsumatorët e Komunës së Drenasit – Njësisë Operative të Ujësjellësit/Drenas,
-Konsumatorët e Komunës së Graçanicës-Njësisë Operative të Ujësjellësit/Graçanicë,
-Konsumatorët e Komunës së Obiliqit-Njësisë Operative të Ujësjellësit/Obiliq.
Më poshtë gjeni listat e konsumatorëve me vlerat e mundshme për falje të borxheve sipas kushteve të parapara me ligj:
Lista e konsumatorëve për rajonin e Prishtinës
Lista e konsumatorëve për rajonin e Drenasit
Lista e konsumatorëve për rajonin e Lipjanit
Lista e konsumatorëve për rajonin e Podujeves
Lista e konsumatorëve per rajonin e Fushekosoves
Lista e konsumatorëve për rajonin e Obiliqit
Lista e konsumatorëve për rajonin e Shtimes
Lista e konsumatorëve për rajonin e Graçanices


