Konjufca: Sharja e zhveshi Veselin nga roli (VIDEO)

PUBLIKUAR

E mbylli mikrofonin pa e përfunduar fjalinë, por mimika e tradhtoi kryekuvendarin, Kadri Veseli, kur iu drejtua deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila paraprakisht e quajti kriminel.

Për këtë Veseli kërkoi falje menjëherë, përmes Facebookut, duke thënë se pendohej për fjalorin që i rrëshqiti si pasojë e lodhjes.

Por pavarësisht situatës, analisti kosovar, Halil Matoshi, nuk po e arsyeton këtë gjuhë të Veselit, për të cilën tha se është skandaloze, njofton Klan Kosova.

Halil Matoshi

Megjithatë, Matoshi thotë se ofendimet e fyerjet mes politikanëve nuk janë diçka e re pasi që “kjo gjuhë kishte filluar qysh me shkatrrimin e asaj që quhej VLAN, dhe formimin e koalicionit qeverisës”.

Kurse për Shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, fjalori i Veselit e zhveshi atë nga aktrimi i tij i përditshëm.

Konjufca thotë se tash Veselit i mbetet të bëjë vetëm një gjë, e ajo është të japë dorëheqje.

Kronikë nga Lirim Mehmetaj.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...