Dalin rezultatet e 29 punëtorëve të KEK-ut që u testuan për koronavirus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Të gjithë punëtorët e KEK-ut që janë testuar para dy ditësh për koronavirus, kanë rezultuar negativ.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga KEK, shkruan lajmi.net.

Testimi është bërë pasi 9 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje kanë rezultuar pozitiv më herët, dhe siç është bërë e ditur në komunikatë, gjendja aktuale e tyre është stabile.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID 19 me dt: 08.06.2020, KEK ka pranuar rezultatet nga IKSHPK-ja dhe fatmirësisht të gjithë kolegët tanë kanë rezultuar negative (gjeni listen bashkangjitur). Pavarësisht këtij rezultati, rreziku nga përhapja e kësaj pandemie ende nuk ka kaluar, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 9 kolegët tanë që kanë rezultuar pozitiv duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile. KEK gjithashtu është duke vazhduar me gjurmimin e të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar duke I udhëzuar që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në këtë drejtim, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemis COVID-19.

Prandaj, menaxhmenti I KEK-ut bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...