Bahtiri: Mitrovica po bashkohet!

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se me rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër dhe me largimin e barrikadave në këtë qytet po bashkohet Mitrovica.

Madje, sipas tij, me ardhjen e tij në pushtet në Komunën Jugore dhe të Goran Rakiqit në atë Veriore raportet në mes të shqiptarëve dhe serbëve janë duke u normalizuar edhe më shumë, pasi Bahtiri thotë se të dy kryetarët janë duke u angazhuar për një gjë të tillë.

Këto deklarata kryearti i Mitrovicës Jugore i ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Bahtiri, gjithashtu, ka thënë se Suhodolli do të mbetet nën administrimin e Komunës Jugore, ashtu siç parashihet edhe në Planin e Ahtisarit.

Për më tepër ai ka thënë se nëse kërkohet që të tejkalohet Plani i Ahtisarit, ai do të kërkojë që çdo vendbanim me shqiptarë në veri të kalojë nën administrimin e Komunës, që ai e drejton.

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...