Është varrosur 39-vjeçari i vrarë me katër plumba dje në Rahovec.
Konflikti i mëhershëm mes familjes Shala dhe Danuza në Rahovec ishte fatale për njërin anëtar të familjes Danuza. Viktima mashkull, 39-vjeçar, gjeti vdekjen në njërën prej kafeterive në Rahovec.
Ai u gjuajt me shtatë plumba, ndërsa katër prej tyre kishin goditur trupin e viktimës. Ngjarja kishte ndodhur derisa viktima me dorasin po pinin kafe.
Anëtarët e familjes Danuza kohë më parë kishin rrahur nipin e familjes Shala. Kjo bëri që të nxehen gjakrat kur ata të dy ishin duke pirë kafe së bashku.
“Këto dy familje kanë pasur edhe më herët probleme. E, në fund, vrasësi ishte nxehur kur anëtarët e familjes Shala kishin rrahur djalin e vëllait të tij”, ka thënë Osman Islamaj, komandat i Policisë rajonale të Rahovecit.
Rasti tani është në Prokurorinë Themelorë në Komunën e Gjakovës. www.Gazeta Express.com


