Ministria e Arsimit cakton datën mbajtjes së Testit të Arritshmërisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Më 23 qershor do të mbahet Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta në Kosovë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar sot nxënësit e klasave të nënta, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët arsimor në Republikës së Kosovës se data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë është caktuar me 23 qershor 2020.

”MAShTI ka përgatitur dhe ka dërguar te DKA-të udhëzuesit dhe informacionet e detajizuara për nxënësit, institucionet arsimore dhe për të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe administrimin e Testit të Arritshmërisë 2020. Në këto dokumente janë të përfshira informacione dhe udhëzime të rëndësishme sikurse data dhe afatet me rëndësi, organizimi kohor për ditën e testimit, rolet dhe përgjegjësitë për realizimin e Testit të Arritshmërisë, detyrat e palëve kryesore të përfshira në administrimin e testit, detyrat e DKA-ve dhe shkollave, MAShTI-t, detyrat e komisionit të qendrës së testimit, detyrat e administruesit të testit, informata, udhëzime dhe rregulla për nxënësit, etj”, thuhet në njoftim.

MAShTI bën të ditur, se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me Drejtoritë Komunale për Arsim në mënyrë që i tërë procesi i realizimit të këtij testi të rëndësishëm të përmbyllet me sukses. /Lajmi.net/ 

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...