Presidenti i publikon pamjet e laboratorit të drogës, thotë se Kurti e Sveçla u munduan ti fshinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video me anë të së cilës thotë se dëshmon inkriminimet e sic e quan ai grupit të Kurtit dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë në një biznes të drogës, raporton Gazeta Express.

Thaçi thotë se me këto pamje dëshmon përfshirjen e këtij grupi në punën e një laboratori të drogës në Prishtinë.

Ai ka shkruar se u.d i Ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ditë më parë është përpjekur që t’i zhdukë këto fakte nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara.

I pari i shtetit ka bërë thirrje që të njëjtit të përballen me drejtësinë.

“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë”, tha ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...