Krasniqi: “Vetëm dy zgjidhje për dalje nga kriza”

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën” dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se ekzistojnë dy zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend, tërheqja e Qeverisë nga Marrëveshja për Asociacionin dhe nga ajo për Demarkacionin, ose të kërkohet vendimi i popullit, qoftë në referendum ose në zgjedhje të parakohshme.

Këto qëndrime Krasniqi i ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”. Ai ka thënë se nuk pret që nga ndërhyrja e presidentes, Atifete Jahjaga, do të gjendet ndonjë zgjidhje, pasi Krasniqi ka vlerësuar se problemi ka shkuar shumë larg.

Ish-kryeparlamentari e ka vlerësuar si të gabuar thirrjen e seancës së Kuvendit nga Kryesia, pasi ai ka thënë se opozita është vendosur që të pamundësojë vazhdimin e punës në Kuvend derisa të tërhiqet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa, sipas tij, kundërshtimi do të bëhet konform asaj që e kërkon situata.

“Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit kanë gabuar që e kanë thirrur mbledhjen e Kuvendit edhe për faktin se Kuvendi nuk është krijuesi i problemit. Problemi nuk mund të zgjidhet në Kuvend. Tentimi për të thirrur mbledhjen, nuk është përpjekje për zgjidhjen e problemit, por për përkeqësimin e situatës politike. Kriza politike duhet të zgjidhet me urti. Se a kemi urti politike të mjaftueshme, kjo lë për të dëshiruar shumë. Kam bindjen se ata që e kanë këshilluar kryetarin e Kuvendit për të thirrur mbledhjen, nuk ia kanë dashur të mirë”. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...