Tahiri takim me Fleckenstein, diskutohet për reformat dhe arritjet

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ka pritur sot reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Sipas një njoftimi për shtyp, në takim u diskutuan arritjet e MPB-së dhe Policisë së Shtetit gjatë këtij viti në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu, Ministri Tahiri dhe eurodeputeti Fleckenstein folën mbi reformat e deritanishme të ndërmarra nga mazhoranca dhe punën për plotësimin e angazhimeve në kuadër të integrimit evropian, më e rëndësishmja prej të cilave është reforma në drejtësi.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...