Thaçi: Në UNESCO, përfundimisht më 9 nëntor

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka thënë në një intervistë për RTV Dukagjinin se votimi i djeshëm në Bordin Ekzekutiv që hap rrugë që Kosova të jetë anëtare e plotë në UNESCO është moment historik për vendin.

Ai ka thënë se Kosova ka kaluar dy faza të rëndësishme, futjen në rend të ditës dhe votimin me 27 vota pro, duke rrëfyer se më 9 nëntor Kosova do të jetë anëtare e plotë në UNESCO.

“Deri në 9 nëntor, do të bëjmë një rëntgen të globit, të vendeve që janë në favor dhe kundërshtuese të Kosovës në asamblenë e përgjithshme. Do të komunikojmë me secilin vend në mënyrë që të sigurojmë që vendi ynë përfundimisht të jetë anëtare e plotë në UNESCO. Serbia dhe vendet aleate të saj janë sjell në mënyrë agresive, por në fund do të fitojë Kosova”, ka thënë Thaçi nga Parisi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat...

E ndoqi dhe tentoi ta sulmonte me mjet të mprehtë një grua, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Policia e Kosovës, përmes raportit ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan,...

Aksion i përbashkët me FBI-në, arrestohen në Prishtinë tre persona për disa vepra penale (VIDEO)

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona...