Putin e Cameron e duan këtë xhihadist – të gjallë apo të vdekur

PUBLIKUAR

Muhammedi Emvazi (27), i njohur më mirë si Xhihadisti John – xhihadisti më brutal i Shtetit Islamik – është gjithashtu edhe më i kërkuari.

Një shpërblim për gjetjen e tij, të gjallë apo të vdekur e ka ofruar David Cameron, transmeton Telegrafi. Gjetja e tij, tanimë është bërë edhe prioritet i presidentit rus, Vladimir Putin.

Rusia së fundmi ka intensifikuar sulmet mbi Sirinë në 24 orët e fundit, kur ata bombarduan 49 objektiva të ISIS.

Gjatë gjithë kohës, Amerika dhe Britania vazhdojnë të kritikojnë Putinin, për shkak se ata janë të bindur se qëllimi i sulmeve ajrore ruse në Siri është mbështetja e regjimit të presidentit Bashar al-Assad. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...