Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu.
Ai aludon në njerëzit e PDK-së, se janë ata që e shkarkuan rektorin, e tani shprehin keqardhje.
Postimi i plotë i Limajt në Facebook:
“Vendimi për shkarkimin e Rektorit është një akt i papranueshëm dhe si i tillë cenon sferën më të rëndësishme të shoqërisë, rinisë dhe të ardhmes së shtetit tonë.
Autorët real, ata hipokritët e këtij vendimi ( ata që shtyen anëtarët e këshillit drejtues të UP-së, të marrin këtë vendim për shkarkim), e që tashmë pretendojnë të shprehin keqardhje për këtë veprim, kanë degraduar secilin cep të këtij shteti, edhe ashtu shumë të brishtë.
Unë kërkoj urgjentisht që ky vendim të revokohet dhe të sigurohet paanshmëri dhe mbajtja larg politikës nga tempulli ku ndërtohet ardhmëria e këtij vendi. F. L.”(sic.), ka shkruar Limaj.


