“Srpska” kërkon ndëshkimin e deputetëve

PUBLIKUAR

Shefi i deputetëve të Listës “Srpska”, Slavko Simiq, kërkon ndëshkimin e deputetëve që po shkaktojnë incidente në Parlament, duke iu referuar rasteve të fundit të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita me qëllim të bllokimit të seancave

Deputetët që shkaktojnë incidente duhet të largohen nga Parlamenti i Kosovës, me ç’rast do të ndodhë edhe zhbllokimi i institucionit.

Kjo gjë parashihet edhe me Rregulloren e Kuvendit. Kështu thotë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, Slavko Simiq, shefi i Grupit Parlamentar të Listës “Srpska” në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se do të ishte një situatë shumë më e rëndë nëse gjysma e deputetëve, që do të thotë mbi 60 deputetë, të shkaktonin këtë krizë. Por, sipas tij, kriza po shkaktohet vetëm nga 30 deputetë të opozitës.

Gjatë intervistës për gazetën “Zëri” Simiq ka folur edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel, kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, raportin me Lëvizjen “Vetëvendosje”, etj.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...