VV: Policia kërkon dy aktivistë, kjo është përndjekje

PUBLIKUAR

Vetëvendosje, përmes një njoftimi bën të ditur se Policia i ka kërkuar dy aktivistët të saj që t’i paraqiten. Këtë thirrje të Policisë ata e ka quajtur përndjekje.

“Policia e Kosovës ka filluar t’i kërkojë për t’i arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes. Para disa minutash, Policia ka kontaktuar përmes telefonit aktivistët Egzon Balaj dhe Ardian Huli, duke kërkuar që të paraqiten në Polici ose përndryshe do të arrestohen kudo që takohen nga Policia.

Dje aktivistët u torturuan në stacionet policore, ndërsa sot Policia po kërkon që aktivistët të shkojnë në polici. Përndjekja e opozitarëve është sjellje tipike e pushteteve me tendenca autoritare. Këto pushtete bëhen të dhunshme dhe policore veçanërisht kur ndeshen me opozitarizëm të fortë e të vendosur.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, që kanë filluar ta ndjejnë fundin e tyre, po përpiqen që të vazhdojnë qeverisjen përmes taktikave policore. Mirëpo taktikat policore do ta rrisin pakënaqësinë dhe do ta mobilizojnë edhe më shumë opozitën në kauzën e saj për të parandaluar ‘Zajednicën’ dhe demarkacionin me Malin e Zi, thuhet në njoftimin për medie të Lëvizja Vetëvendosje”.

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...