Dhëndri i bie pishman për dasmë, por ceremonia u shndërrua në akt human! (Video)

PUBLIKUAR

Kur dhëndri filloi të ketë dyshime dhe u bë pishman për dasmë, familja e nuses nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara vendosi të bëjnë diçka interesante nga kjo situatë zemërthyese.

Quinn Duane dhe Landon Borup kishin vendosur që të martohen në një ceremoni luksoze, në një nga hotelet në Sakramento.

Por, dhëndri kërkoi që ceremonia që do të kushtonte 35 mijë dollarë të anulohet, transmeton Telegrafi. E, njëjtë nuk menduan dhe familja e nuses.

Ata e kthyen këtë në një drekë, ku morën pjesë të gjithë të pastrehët e qytetit.

Atyre u shtruan të gjitha ushqimet dhe pijet që ishin paraparë për mysafirët e çiftit që do të martoheshin.

“Ky ushqim është një bekim”, ka thënë një nga të pastrehët, që mori pjesë në këtë “dasmë”, pa nuse apo dhëndër. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...