Thaçi priti ambasadoren e re të Holandës

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim njoftues Shkëlqesinë e Saj, ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Zëvendëskryeministri Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadores Willems, të cilën e siguroi për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërshtetëror.

Shefi i diplomacisë kosovare e njoftoi ambasadoren holandeze për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova, duke nënvizuar se për sjelljet e opozitës do të veprohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Thaçi e falënderoi ambasadoren Willems për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës dhënë Kosovës në konsolidimin e saj në planin e brendshëm, duke përfshirë sundimin e së drejtës, por edhe në atë të jashtëm, me theks të posaçëm në anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), ku Holanda ishte njëra nga bashkësponsorizueset e kërkesës së Kosovës aderim në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të bashkuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat...

E ndoqi dhe tentoi ta sulmonte me mjet të mprehtë një grua, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Policia e Kosovës, përmes raportit ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan,...

Aksion i përbashkët me FBI-në, arrestohen në Prishtinë tre persona për disa vepra penale (VIDEO)

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona...