PSG-ja vendos, s’do të tentojë ta blejë Icardin verës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Paris Saint-Germaini raportohet se i ka dhënë fund mundësisë që ta blejë këtë verë të huazuarin nga Interi, Mauro Icardin, i cili ia bëri të qartë klubit francez dëshirën e tij për t’u kthyer në Itali sezonin e ardhshëm 2020/21.

Gazeta italiane La Gazzetta dello Sport ka zbuluar se agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Ëanda Nara, ka biseduar me drejtorin sportiv të Paris Saint-Germainit, Leonardon, dhe ia ka bërë të ditur atij vendimin e argjentinasit për t’u kthyer në Itali, transmeton Gazeta Express.

Po i njëjti medium italian më tutje raporton se Paris Saint-Germaini ka vendosur, për shkak të asaj bisede, që ta shkëputë kontratën me Interin sa i përket opsionin për blerjen e sulmuesit në fund të këtij sezoni.

Gjiganti francez e kishte shqyrtuar mundësinë ta shfrytëzojë opsionin për blerjen e Icardit këtë verë në marrëveshjen me Interin, pasi argjentinasi i ka shënuar 20 gola në 31 ndeshjet e këtij sezoni. Megjithatë, tani ky plan është hedhur poshtë.

Edhe e ardhmja me zikaltrit duket se s’ka shumë gjasa të ketë sukses për ish-kapitenin e Interit, i cili u largua nga klubi pas problemeve që ia prishën marrëdhënien si me hierarkinë e klubit, ashtu edhe me tifozët gjatë sezonit 2018/19.

Gjatë javëve të fundit, 27-vjeçari ka qenë i përfolur edhe për një kalim të mundshëm në Juventus, ku kishte dashur të shkonte edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, por s’i ishte realizuar dëshira.

Argjentinasi është përfolur edhe për një transferim potencial në Napoli. Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka zbuluar se argjentinasi është përtej kapaciteteve financiare të klubit, që e la Icardin me Juventusin si opsionin e tij të vetëm në Itali.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...