Si e shkeli Albin Kurti zotimin e nënshkruar për depolitizimin e bordeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ishte zotuar me nënshkrim para zgjedhjeve se në rast se zgjedhet kryeministër do t’u përmbahet shtatë “Zotimeve për Qeverisje të Mirë”, raporton Express.

Ky zotim elektoral bazohej në qeverisje të mirë, për transparencë, llogaridhënie, ndershmëri dhe vlera të tjera në të mirën e vendit.

Në mesin e këtyre zotimeve ishte edhe depolitizimi në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike.

Por, mbrëmë, Qeveria në detyrë ka emëruar anëtarë të bordeve dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Dermaku, është zgjedhur anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike Hekurudhat e Kosovës – Infrakos.

Ky vendim është marrë nga shefi i Qeverisë, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Vetëvendosjes.

Artan Dermaku në partinë e Kurtit ishte antarësuar në muajin gusht të vitit 2018.

Përveç Dermakut, në bordin e Infrakosit janë emëruar edhe Enis Berisha, Vjollca Jashari dhe Abdullah Lala.

Kurti po ashtu ka emëruar një tjetër njeri të Vetëvendosjes në bordin e një tjetër ndërmarrjeje.

Bëhet fjalë për Mentor Hysenin, i emëruari si kryesues i bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Për këto emërime është deklaruar edhe Ministrja Rozeta Hajdari.

Përmes një shkrimi në Facebook, ministrja në detyrë Hajdari ka shkruar se këto janë borde emergjente dhe se nuk do të jenë gjatë në detyrë.

“Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t’i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët”, ka shkruar ajo.

Hajdari është munduar t’i arsyetojë raportimet se anëtarë të bordeve janë pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mentor Hyseni e Artan Dërmaku njëmend janë anëtarësuar së voni në LVV por ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike. Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani”, ka shkruar ajo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...