Arsyeja e vetme pse dështoi kalimi i Giroud në Inter

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Arsyeja e vetme përse Olivier Giroud nuk iu bashkua Interit në janar ishte sepse Chelsea nuk mundi ta gjejë një zëvendësues të tij me kohë, sipas menaxherit i cili punoi për t’u arritur një marrëveshje e tillë, Luca Antonini.

Sulmuesi francez rrëfeu ditë më parë për TeleFoot se ndihej i zhgënjyer me dështimin e transferimit të tij dhe se kishte shpresuar ta vishte fanellën zikaltër, transmeton Gazeta Express.

“Arsyeja pse marrëveshja me Interin nuk u realizua ishte sepse Chelsea nuk e gjente dot një zëvendësues me karakteristika të tij”, tha Antonini, i cili kishte punuar si ndërmjetësues në janar.

Edhe Lazio e kishte ndjekur 33-vjeçarin në janar dhe është e etur ta transferojë atë pa asnjë qindarkë në verë, por Antonini beson se Interi vazhdon të jetë favorit.

“Ne nuk mund të dimë çfarë fsheh e ardhmja, veçanërisht me këtë ngujim shkaku i koronavirusit. Askush nuk po flet për tregun e transferimeve. Në çdo rast, them se Antonio Conte mund të jetë vendimtar në zgjedhjen përfundimtare të Giroud”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...