Dështoi 110 herë në testin e patentës

PUBLIKUAR

d-euml-shtoi-110-her-euml-n-euml-testin-e-patent-euml-s_hd
Nëse nuk e keni kaluar testin e patentës herën e parë dhe ndjeheni keq për këtë fakt, po iu tregojmë për një rast që do t’ju bëjë të ndiheni pak më mirë.

Një femër nga Londra ka dështuar në testin me shkrim të patentës plot 110 herë.

Një 28 vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka shpenzuar 3,410 paund dhe për me tepër i duhet ende të kalojë testin e praktikës.

Në Britani, testi teorik kushton 31 paund dhe në të përfshihen pyetje me alternativa dhe një test perceptimi të një situate të rrezikshme.

Për ta marrë këtë test duhet të kalosh të paktën 65.4 për qind të tij.

Dështimi i kësaj gruaje përforcon akoma më shumë të dhënat se Britania ka numrin më të madh të shoferëve që mësojnë më me vështirësi sesi t’i japin makinës.

Sipas të dhënave të “Driving Standards Agency” ky nuk është rasti i vetëm i dështimeve të britanikëve sa i përket testeve të patentës.

Një 30 vjeçar nga Peterbotough dështoi në provimin teorik plot 85 herë, ndërsa një 41 vjeçar nga Birmingham ia doli ta kalonte testin pas 80 herësh.

Ndërsa numri rekord i provimit të praktikës shkon për një 40 vjeçar nga Stoke-On-Trent, i cili e bëri atë të paktën 37 herë. /shekulli/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...