Ymeri: Akuza për “Radoniqin” nga Serbia dhe Mustafa

PUBLIKUAR

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i është kthyer statusit të Isa Mustafës për Ramush Haradinajn e Radoniqin, të cilin kryeministri e fshiu më pas duke thënë se as që e kishte shkruar vetë.

“Akuza për Radoniqin vjen prej Serbisë. Dhe tash edhe prej Isa Mustafës. Edhe pse e trajtuar ne Hagë, asnjëri prej këtyre nuk duket se ka hequr dorë”, ka thënë Ymeri përmes një postimi në Facebook.

“Por si ta kuptojmë tërheqjen e mëpastajme fëminore të Isës? Si e shkaktuar nga trysnia? Tipike për të. Sa herë që gjendet para trysnisë tërhiqet. U tërhoq nga vendimi i Kryesisë së LDK-së për referendum para dialogut. Kishte trysni për këtë. E tradhtoi nënshkrimin e tij në marrëveshjen e VLAN-it. E kërcënuan me dosje. E shkarkoi Jabllanoviqin, sepse u gjend para trysnisë së qytetarëve. Tash duhet tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë. Prapë si rezultat i trysnisë nga qytetarët”, ka thënë Ymeri.

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....