Autoritetet në Francë përdorin dronin me altoparlant, për t’i udhëzuar qytetarët të qëndrojnë brenda

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Autoritetet në Rivierën Franceze po përdorin një dron të pajisur me një altoparlant për t’i udhëzuar njerëzit të “qëndrojnë në shtëpi”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, droni ka përshkuar sot në mëngjes qytetin Nice duke vazhduar pasdite në Kanë.

“Mos harroni udhëzimet në lidhje me epideminë Covid-19. Të gjitha daljet jashtë shtëpisë janë të ndaluara, përveç  rasteve emergjente”, ishte mesazhi i përçuar.

“Ju lutemi respektoni pikat e distancës, prej të paktën një metër ndërmjet njëri-tjetrit”, thuhej në mesazh.

Pajisja po menaxhohet nga një biznes lokal i dronëve i drejtuar nga ish-oficeri i policisë, Sabri Ben Hassen.

“Për momentin ne kemi vetëm një pajisje, dhe është duke e dërguar mesazhin me një altoparlant me 100 decibel, sa për t’ju dhënë njerëzve ide”, ka thënë Ben Hassen, 33 vjeç për AFP.

Operacioni është organizuar nga prefekti i policisë lokale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...