Bahtiri: Po e presim orën 16:00

PUBLIKUAR

Kryetari Mitrovicës Agim Bahtiri shprehet i bindur se punimet në revitalizimin e urës që do të kurorëzohen me heqjen e barrikadës mbi urën e lumit Ibër do të fillojnë në ora 16:00.

Deklaratën rreth kësajë çështjeje, Bahtiri e bëri në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të ‘Radio Dukagjini’-t.

“Po e pres orën 16:00. Njëherë e përgjithmonë çështja e urës nga sot do të merr zgjidhje. Këtu nuk ka dilemë. Një million përqind jam i bindur se punimet do të fillojnë dhe ne e kemi respektuar afatin 48 orësh që na është kërkuar”, ka deklaruar  Bahtiri.

Bahtiri ka konfirmuar se rreth kësaj teme, në orën 12:00 sot do t’i pres në takim deputetët e Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, Ahmet Isufi, Glauk Konjufca dhe Enver Hoti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë...

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...