Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, një nënë e ka regjistruar momentin kur në supermarket dëgjohen zëra nga një film pornografik.
Gina Young ishte me dy djemtë e saj kur filluan të dëgjohen klithmat dhe shprehjet eksplicite.
Në këto çaste, njëri nga djemtë që ndodhej në karrocë nisi të qajë, transmeton Telegrafi.
Por, ende nuk dihet nëse ai u frikësua nga materiali pornografik, apo pse po e ngacmonte vëllai i tij.
“Njerëzit e panjohur më ndihmuan që t’ju mbyllë fëmijëve veshët”, ka shkruar Young poshtë videos së postuar në Facebook. “Prindërit e tjerë lëshonin muzikë në telefon dhe atë ua afronin fëmijëve tek veshi, në mënyrë që të mos i dëgjojnë këto zëra”. /Telegrafi/


