Abrashi: Kërkuam zbatim të marrëveshjeve, prandaj u shqetësua pala serbe

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi megjithëse nuk deshi të komentonte shumë rreth takimit të fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai tregoi se pala serbe u shqetësua në këtë takim pas presionit për zbatim të marrëveshjeve.

Ai bëri të ditur në emisionin InfoBox të TV Dukagjinit se Mustafa ka pasur një raport 100 faqesh të përgatitura nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe në të kanë qenë detajet për secilën marrëveshje deri ku janë arritur dhe sa janë zbatuar.

“Kemi bërë presion me i zbatu marrëveshjet Serbia dhe për këtë është shqetësuara pala serbe”, tha Abrashi, duke rikonfirmuar gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë...

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...