Vetëvendosje: Policia kidnapoi aktivistin Trim Gashi

PUBLIKUAR

Vetëvendosje njoftoi se sot, rreth orës 13:00, policët civilë të Policisë së Kosovës, siç thuhet kidnapuan aktivistin Trim Gashi derisa ishte duke mbledhur nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.

“Policët nuk i treguan as ku po e qonin dhe as për çka po e merrnin, thjesht e kapën dhe e futën në makinë. Ne ende nuk e dijmë se ku e kanë dërguar”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Isa Mustafa, besnikërisht po zbaton metodat që dikur sistemi i Jugosllavisë zbatonte ndaj të rinjëve dhe të rejave që kërkonin Republikë dhe pavarësi. Isa Mustafa do që ta kthejë atë sistem ku dhuna policore e siguron pushtetin dhe e mbron nga pakënaqësia qytetare. Por, Isa Mustafa nuk do ta arrijë këtë synim. Pakënaqësia ndaj tij po rritet. Dhuna policore po bëhet e patolerueshme”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...