AAK fton anëtarësinë dhe simpatizantët për një protestë kundër kryeministrit dhe Qeverisë

PUBLIKUAR

Këshilli Drejtues i AAK-së, sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe njëzëri ka vendosur ta mobilizojë anëtarësinë dhe simpatizantët e AAK-së, si dhe qytetarët për një protestë vendimtare kundër Kryeministrit dhe Qeverisë.

Organi më i lartë i kësaj Partie, ka vlerësuar se marrëveshjet politike të nënshkruara nga Kryeministri Mustafa, e shndërrojnë Kosovën në shtet jo-funksional, prandaj është e domosdoshme që ato të mos zbatohen.

“Në një takim të mbajtur pa prezencën e medias, Këshilli Drejtues i AAK-së, e ka autorizuar Lidershipin të Partisë, që t’i koordinojnë veprimet kundërshtuese edhe me partitë tjera opozitare, me shoqërinë civile, qytetarët dhe të gjithë ata që besojnë se këto marrëveshje janë në kundërshtim me interesat e Kosovës. Po ashtu në këtë mbledhje të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që nëse në ndërkohë Kryeministri dhe Qeveria, pezullojnë marrëveshjet, AAK dhe Grupi Parlamentar i saj, t’i rikthehen normalitetit të jetës institucionale”, thuhet në një njoftim të AAK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...