Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

PUBLIKUAR

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se numri i të prekurve me koronavirus në këtë vend është rritur në 15.

Tri rastet e fundit janë konfirmuar në orët e vona të së mërkurës.

“Janë 283 raste të testuara dhe 15 pozitive. 3 rastet (e fundit) janë persona që lidhen me rastin e parë, me pacientin zero”, ka thënë Manastirliu.

Në Shqipëri, si pasojë e koronavirusit, që sot u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka vdekur një person. /tch

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...