Fjalë të ashpra ndërmjet Vuçiqit e Thaçit në Bruksel

PUBLIKUAR

Siç mëson “Blic” i Serbisë, dje në Bruksel, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kanë shkëmbyer fjalë të ashpra.

“Mos më flisni më për kapitullin. Nëse ju doni për ta hapur, hapeni, nëse jo, mos e bëni”, citohet të ketë thënë me nervozë Vuçiq në takimin joformal me kreun e diplomacisë së BE, Federica Mogherini dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa në Bruksel.

Siç bëhet e ditur, transmeton Telegrafi, Vuçiq ka thënë se “Serbia e mbajti fjalën e saj, por që të gjithë të tjerët nuk i kanë plotësuar detyrimet e tyre”.

Ai ka përkujtuar se Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar një rregullore për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe, dhe se marrëveshja për kadastër e arritur në vitin 2011, nuk ka filluar të zbatohet.

Vuçiq ka dënuar ashpër arrestimin e serbëve në Brezovicë dhe përpjekjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, pa dijeninë e Serbisë, jo vetëm nga ana e Prishtinës, por edhe nga shumica e shteteve anëtare të BE-së.

Bisedimet në Bruksel kanë qenë shumë të vështira, por siç shkruan Blic, atje kishte një grindje verbale midis Vuçiq dhe Thaçit.

Jozyrtarisht, vazhdon më tej Blic, amendamenti gjerman për Kapitullin 35 do të jetë për 2-3 ditë temë bisedimesh në udhëheqjen shtetërore në Beograd. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë...

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...